TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 14:50

Dosja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me prova

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në mbledhjen me dyer të mbyllura për dosjen ‘Balluku’, ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova. Kjo vjen pas kërkesës së SPAK për autorizim për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.

Dosja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që
Kreu i SPAK, Klodjan Braho në mbledhje

Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’.

Mësohet se palët janë dakordësuar që deputetët ta marrin USB-në me vete. Fillimisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se dokumentacioni nuk duhet të dalë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Balla u ka thënë demokratëve që provat (USB) ta shohin në mbledhje dhe të mos i marrin me vete, por në fund është rëndë dakort.

Prokurorët kanë sqaruar se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, duke respektuar procedurat ligjore dhe se Prokuroria ka dhënë dakordësinë që edhe avokati i Ballukut të njihet me provat.

Dosja që SPAK ka përgatitur për të mbështetur kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Ballukut mësohet se është 10 mijë faqe.

Për këtë arsye, avokati i saj ka kërkuar që të marrë 3 javë kohë për t’u njohur me të, por SPAK thotë se 5 ditë është koha maksimale.

Partia Socialiste është dakord me avokatin e Ballukut kërkon që mbledhja të shtyhet për në datë 19 janar, propozim që kundërshtohet nga PD, që kërkon ta zhvillojë të hënën mbledhjen e radhës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri mësohet të ketë pyetur prokurorin e çështjes, Prençi: “Duke pasur parasysh që e pandehura nuk bashkëpunon sepse nuk jep dorëheqjen madje intimidon dëshmitarët, që qeveria e mbron publikisht, a keni ju personalisht një urgjencë, një afat të arsyeshëm brenda të cilit edhe avokati të njihet me provat, edhe hetimi të mos zvarritet?”.

Në relacionin zyrtar dërguar Kuvendit, SPAK ka renditur arsyet se pse është i nevojshëm heqja e imunitetit të Ballukut. Prokuroria pretendon se ajo ka ndërhyrë në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Sipas SPAK, ekziston rreziku që, për shkak të pozitës dhe profilit të saj, Balluku të kryejë veprime penale të tjera.

Ndërsa Prençi është përgjigjur: “Afati mendoj të jetë 3-5 ditë”. I të njëjtit mendim ka qenë edhe prokurorja tjetër Dorina Bejko.

“Kur u bë kjo drejtësia e SPAK-ut, e donit ju ndërsa ne kishim frikë... Ne ende sot kemi problemet tona me SPAK, që janë publike. Ju, me gojën e Edi Ramës vazhdoni thoni ça të kërkojë SPAK, do ia japim pa kushte... Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç'ju gjen...?”. 

dosja ‘balluku’ këshilli i mandateve vendos usb me prova

Lini një Përgjigje