TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 12:43

Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama gjen fajtorin: Shkak është mungesa e monitorimit me kamera

Shkruar nga Pamfleti
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama gjen fajtorin: Shkak
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mungesa e monitorimit me kamera në shkolla ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në ndodhjen e tragjedive mes të miturve pranë ambienteve shkollore. Deklarata u bë gjatë aktivitetit “Smart City Albania”, ku u prezantua projekti për instalimin e sistemeve inteligjente të sigurisë.

Sipas Ramës, mungesa e pamjeve filmike ka vështirësuar jo vetëm parandalimin e ngjarjeve të rënda, por edhe punën e hetuesve dhe të Policisë së Shtetit për zbardhjen e tyre. Ai theksoi se me vendosjen e kamerave inteligjente, oborret e shkollave do të monitorohen 24 orë në ditë, duke rritur ndjeshëm nivelin e sigurisë.

“Vijnë në drejtori shtypin sustën dhe shihet çfarë ndodhi konkretisht.Tragjeditë që kemi pasur me shkollat janë të lidhura me shumë arsye, por patjetër që lidhen dhe me faktin që mos pasja e pamjeve të qarta përpara, e vështirëson edhe më tej punën e hetuesve dhe policisë. Me këtë sistem perimetri i oborrit të shkollës është i vëzhguar 24 orë.

Edhe një element tjetër që ka shumë rëndësi, është ai që lidhet me pronën, me cënimin e pronës. Duhet shumë transparente ajo që ndodh me rrugët kombëtare, aty ku policia Rrugore ka mbyllur sytë për çudi në rrugët kombëtare, kjo nuk e lejon më dhe me sistemin e administrimit që do të sjellin miqtë tanë nga Abu Dhabi ka një protokoll të qartë ku askush nuk mbyll dot më sytë”, tha ai.

vrasjet e të miturve pranë shkollave rama gjen fajtorin

Lini një Përgjigje