TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 12:07

Protesta para Kuvendit, Braçe ironizon Shehajn: Tubimi i frikshëm i Gones për Ballukun, 91 veta janë mbledhur

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para Kuvendit, Braçe ironizon Shehajn: Tubimi i frikshëm i
Protesta para Kuvendit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar protestën e organizuar nga Partia Mundësia përballë Kuvendit, ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Braçe ka numëruar të pranishmit, të cilët i rezultojnë vetëm 91 persona prezentë dhe jo qytetarë, por anëtarë të partisë Mundësia.

“Protesta e frikshme e Gones, që do të përfitojnë nga veprimet e drejtësisë. Tani t’i numërojmë pak… 91, kaq janë. Pashë këtë deputetin e Gones. Ja edhe flamuri. Pra, nuk janë qytetarë të grumbulluar nga rrjetet sociale, por është partia e Gones. Ky që ka mbështetje të madhe ndërkombëtare, që do të përfitojnë nga veprimet e drejtësisë”, tha Braçe.

 

protesta para kuvendit braçe shehaj

Lini një Përgjigje