Ditën e sotme në ambientet e jashtme të Kuvendit disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar. Kjo protestë është thirrur nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Siç shihet në pamje, qytetarët mbajnë pakarta në të cilat shkruhet “Për drejtësi deri në fund”, “Pa drejtësi s’ka BE”, "Sot Balluku nesër Rama", apo dhe “Dorëzoni hajdutët”.
Një protestues u shpreh me megafon disa nga problematikat që has Shqipëria nga aspekti ekonomik.
“Shtresa e mesme po varfërohet. Fuqia blerëse po zhduket. Importet po rriten, prodhimi vendas po vdes. Punësia po shkatërrohet. Fshati po braktiset. Sot jemi në pikën më të errët”, tha ai.
Sakaq, në tubim nuk kanë munguar flakadanët dhe zhurmuesit nga protestuesit.
Lini një Përgjigje