
Gazetari Fatos Mahmutaj deklaroi se Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin në dijeni për vrasjen që u kryen më 21 janar 2011.
Mahmutaj u shpreh se shkaktari për protestën ishte Meta ndërsa shtoi se ky i fundit ia faturoi vrasjet Berishës pasi ai ishte kryeministri i kohës.
Gazetari tha gjithashtu se SPAK duhet të marrë të pandehur edhe Ilir Metën.
“Ministri i Brendshëm e dinte, zv.kryeministri e dinte, Berisha e dinte. Ishin përgatitur për të kryer vrasjet. Jemi në momentin kur këta po përpiqeshin për imazhin e tyre, të hiqnin llojin e turpit që kishin si hajdut. Vrasjet iu faturuan Berishës, kryeministër ishte Berisha. Pas 21 janarit, Berisha i doli për zot vrasjeve. Berisha u vetëfajësua, kur dihet që shkaktari i asaj proteste ishte Meta. Këta janë të gjithë organizatë kriminale për 21 janarin. Mendoj se SPAK duhet ta shohë kështu tani 21 janarin. Duhet të marrë të pandehur edhe zotin Meta”, tha ai për “Abc News”.
Lini një Përgjigje