TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2025, 21:54

“Rama, mjeshtër për të nxehur SPAK-un”, Curri: Bashkë me Berishën janë në marrëveshje për ndryshimin e Kushtetutës

Shkruar nga Pamfleti
“Rama, mjeshtër për të nxehur SPAK-un”, Curri:
Arjan Curri

Analisti Arjan Curri ka komentuar përplasjen e ashpër të opozitës në sallën e Kuvendit.

Ai u shpreh në “Top Story” se kryeministri Rama ka arritur të nxehë SPAK-un dhe opozitën. Curri gjithashtu shtoi se sipas tij Berisha dhe Rama janë në një marrëveshje të fshehtë për të ndryshuar Kushtetutën.

Sot këta të opozitës janë zënë siç janë zënë dikur për Helenën e Trojës. Rama është një mjeshtër, duke mos e lënë Ballukun të japë dorëheqjen, po nxeh SPAK-un dhe opozitën. I thotë opozitës: ‘Çfarë do bëjmë me këtë drejtësinë kombëtare?’. Mundet që të gjendet një teknikalitet që të krijohet një qeveri teknike.

Berisha me Ramën janë në një marrëveshje të fshehtë për të ndryshuar Kushtetutën…”, tha ndër të tjera analisti.

 

curri rama berisha

Lini një Përgjigje