TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2025, 10:39

Mblidhet Këshilli i Mandateve, kreu i SPAK mbërrin në Kuvend për Ballukun

Shkruar nga Pamfleti

Në ditën e parë si drejtues i SPAK, Klodian Braho ka mbërritur në Kuvend për mbledhjen që do të mbahet për imunitetin e Ballukut.

Mblidhet Këshilli i Mandateve, kreu i SPAK mbërrin në Kuvend
Klodian Braho

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku, që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Trupa e prokurorëve të SPAK ka mbërritur tashmë në Kuvend, ku do të paraqesë pretendimet para Këshillit të Mandatave.

Me dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko është edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, i cili është në ditën e parë të mandatit të tij si drejtues i institucionit.

Në relacionin e dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, SPAK ka renditur edhe arsyet se përse kërkon arrestimin e saj.

Në mbledhjen e sotme, zv.kryeministrja ka të drejtë të paraqitet vetë ose me avokat mbrojtës për t’u mbrojtur.

Rregullorja e Kuvendit nuk parashikon një afat se kur duhet të mbyllet shqyrtimi ndërsa nga mbledhja e fundit e Këshillit, ka maksimumi dy javë kohë për hartimin e raportit, i cili duhet të votohet në seancën e parë plenare.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit për Ballukun, ndërkohë që nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, për t’i dhënë kohë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi ankimin e kryeministrit Rama.

 

kreu i spak mbërrin në kuvend për ballukun

Lini një Përgjigje