TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 10:13

Rama mbledh kabinetin qeveritar, zv.kryeministrja Balluku mbërrin në Kryeministri

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh kabinetin qeveritar, zv.kryeministrja Balluku mbërrin në
Belinda Balluku mbërrin në Kryeministri

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka mbërritur në Kryeministri, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje qeverie këtë të premte e cila ka nisur që prej orës 10:00.

Ndërkohë, në Këshillin e Mandateve diskutohet kërkesa e SPAK për masë arresti ndaj Zv/Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Dje Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masat e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Për masën “pezullim nga detyra”, gjykata vendosi të pezullojë shqyrtimin derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Vendimi për pezullimin e Ballukut u pezullua nga Kushtetuesja, deri në shqyrtimin e kërkesës së dorëzuar nga Këshilli i Ministrave.

Balluku është marrë e pandehur për një tender që lidhet me tunelin e Llogarasë, ndërsa po hetohet edhe për disa lote të ndërtimit të unazës së madhe të Tiranës. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetes për zv.kryeministren për të dhe dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së saj. 

 

belinda balluku mbërrin në kryeministri

Lini një Përgjigje