Në Kuvend është mbledhur Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për të shqyrtuar kërkesa e PS për të përjashtuar deputetët e PD-së, pas seancës plenare të djehsme e cila u shoqërua me përplasje fizike.
Mësohet se seanca është shoqëruar me debate të forta, pasi përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.
Deputeti demokrat Saimr Korreshi, për të cilin është kërkuar përjashtim nga senact e Kuvendit, është shprehur se kërkesa për përjashtimin është e padrejtë.
“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike”, tha ai.
Kujtojmë që Grupi i PS me një kërkesë drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike.
Në kërkesën e PS argumentohet se seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.
Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:
Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Belind Këlliçi
2-Fidel Kreka
3-Albana Vokshi
4-Ledina Alolli
5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)
6-Klevis Balliu
7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)
Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)
2-Gazment Bardhi
3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)
Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:
1-Besart Xhaferri
2-Xhelal Mziu
3-Bledjon Nallbati
4-Luçiano Boçi
5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)
6-Edi Paloka
7-Ina Zhupa
8-Klodiana Çapja
9-Oerd Bylykbashi
10-Enno Bozdo
11-Tomorr Alizoti
12-Ivi Kaso
13-Gent Strazimiri
14-Luan Baçi
15-Bledi Himçi
16-Greta Bardeli
17-Manjola Luku
18-Flamur Hoxha
19-Kliti Hoti
Lini një Përgjigje