TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 10:45

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, Shehaj përplaset me Gardën: Vazhdon pazari PS-PD

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, Shehaj
Agron Shehaj

Teksa Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet për të vendosur mbi kërkesën e SPAK për arrestimin Belinda Ballukut, para Kryesisë së Kuvendit janë mbledhur protestuesit e parë në lidhje me tubimin e organizuar nga kryetari i Partisë 'Mundësia' Agron Shehaj.

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj së bashku me deputetin Erald Kapri nuk janë lejuar që të futen në mbledhjen e Këshillit për Imunitetin.

Shehaj dhe Kapri thonë se kanë bërë një kërkesë, por nuk kanë marrë përgjigje dhe nuk janë lejuar nga Garda.

Sipas tij, ky është një pazar që bëjnë PS dhe PS së bashku.

“Kjo është çmenduria, ne do vazhdojmë do luftojmë. Këta e kanë paralajmëruar, Edi Rama do të marrë në mbrojtje Belinda Ballukun. Pse më shtyni? Sepse preka kryetarin. Me dhunë. Vazhdon avazi PS-PD, vazhdon pazari PS-PD”, tha Shehaj.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Ballukun, Shehaj
Pamje nga protesta e Partisë "Mundësia"

Lini një Përgjigje