
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe Rama vijojnë të mbeten në godinën e Këshillit të Ministrave, në Kryeministri.
Balluku duket se nuk ka preferuar të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Zv.kryeministrja u rikthye në detyrë pas vendimit të Kushtetuese dhe SPAK veproi duke kërkuar arrestimin e zv/kryeministres.
Sot në orën 10:30 nisi mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun. Ndërkohë, në sallë do të jenë të pranishëm tre prokurorë, mes tyre kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa kjo lëvizje e Prokurorisë së Posaçme i hap gjithashtu rrugën dhënies së masave të sigurisë me të ashpra si “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”.
Lini një Përgjigje