Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat për gazetarët, deklaroi se gjitha forcat opozitare janë mobilizuar për protestën kombëtare vendimtare.
Berisha kërkoi largimin e Ramës nga qeveria.
“Forcat opozitare vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye. Është një sistem pengmarrje i paimagjinueshëm. Janë të marrë peng në zinxhir.
Ndaj dhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm nga qeveria, qeverinë për të përgatitur zgjedhjet e reja dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe Kushtetutës”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje