
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nëse në protestën e 22 dhjetorit do të ketë skenarë dhune.
Ai deklaroi se të gjitha opsionet janë të hapura, nga revoltat paqësore deri te grevat e urisë.
“Ne jemi…që të jemi të qartë, forcë politike paqësore. Diktaturën më të dhunshme e mundëm në mënyrë paqësore. Ka revolta paqësore. Kanë oshilacionet e tyre. Grevat nuk thashë se do të hynë në grevë deputetët, por janë opsione të hapura. Me Edi Ramën Shqipëria po shkon drejt greminës. Të largohet Edi Rama”, tha Berisha gjatë koferencës për media.
Berisha theksoi se PD është forcë paqësore dhe se edhe diktaturën më të dhunshme kanë arritur që ta rrëzojnë në mënyrë paqësore.
“Kërkoj largimin e menjëhershëm nga qeveria për të përgatitur zgjedhje të reja. PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor dhe kushtetuetshmërisë, ndaj u jemi drejtuar qytetarëve me bindje se është radha e tyre për të përcaktuar me revoltë fatin e vendit dhe familjeve të tyre”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje