TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 14:17

Debate te Këshilli i Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë për dosjen, SPAK: Mjaftojnë 5 ditë

Shkruar nga Pamfleti
Debate te Këshilli i Mandateve/ Avokati i Ballukut kërkon 3 javë
Avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia

Është shoqëruar me debate mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Mësohet se avokati i Belinda Ballukut, Adrian Kalia ka kërkuar tre javë kohë për t’u njohur me dosjet, ndërsa SPAK e ka kundërshtuar.

Prokurorët e SPAK kanë thënë se 5 ditë janë të mjaftueshme për t’u njohur me dosjen.

Në mbledhje kishte debat edhe sa i përket faktit që provat e SPAK duhet të vihen ose jo në dispozicion të deputetëve.

Opozita kërkon të marrë USB me provat dhe ta shqyrtojë pas mbledhjes. Ndërkohë PS kërkon të mos dalë nga mbledhja dokumentacioni që ka sjellë SPAK.

Prokurorët deklaruan se materiali i USB-se mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve, dhe janë dakord që deputetët ta marrin me vete.

Balla u ka thënë demokratëve që provat, pra USB-ja të shihen gjatë mbledhjes dhe të mos i marrin me vete.

debate te këshilli i mandateve avokati i ballukut spak

Lini një Përgjigje