TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 16:12

Murrizi nxjerr videon kur socialistët rriheshin në Kuvend: Një kujtesë për ju plot “etikë” e “virgjëri” banale!

Shkruar nga Pamfleti

Murrizi nxjerr videon kur socialistët rriheshin në

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Partisë Socialiste për ngjarjet e djeshme në Kuvend, ku opozita përdori flakadanë  dhe protestoi me forcë kundër qeverisë.

Me ironi të hapur, Murrizi ka rikujtuar se vetë socialistët kanë një histori jo të largët të skenave edhe më të ashpra në sallën e Parlamentit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Murrizi kujton momentet kur deputetët e PS-së, gjatë kohës që ishin në opozitë, “digjnin” Kuvendin me pankarta, tymuese dhe ndërprerje të vazhdueshme të seancave plenare.

Sipas tij, të njëjtët deputetë që sot kërkojnë qetësi dhe moral institucional, kanë qenë dje protagonistë të skandaleve dhe dhunës verbale në Parlament.

Një kujtesë për ju “kulturë” mëdhenjtë dhe të “edukuarit” deputetë të Rilindjes sot e të PS në vitin 2007. Ju plot “etikë” e “virgjëri” banale që u mërzitët shumë dje pse qeshte Muli me Xhelalin kur shtrëngohej Korreshi nga sikleti i të shtyrës me gardistët. Shiheni mirë se ju e keni bërë këtë “aktrim” për Vangjelin e qarkut Fier ndërsa dje është bërë për Palloshin që po PALLOSHIN në çdo anë se ka vjedh si Pallosh prej vitit 2013 dhe ka të gjithë shokët dhe miqtë e tij pallosha në kokërr të burgut ose në prag të burgut”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje