
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve. Mbledhja e Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun u shty pa caktuar një datë se kur do të rimblidhen sërish.
Pas përfundimit të mbledhjes, Gazment Bardhi tha se do të kërkojnë, siç ua njeh rregullorja e Kuvendit, mbledhjen e Këshillit të Mandateve të hënën ose të martën.
"Kërkuam që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët, për përfaqësuesit e medias dhe e hapur për opinionin publik. Kërkesa nuk u mor në konsideratë. Sot jemi marrë vetëm me procedurën. E para ishte nëse deputetët ishte apo e drejtë të kishin të plotë dosjen e sjellë nga SPAK. Ajo që deputetët e opozitës e kanë thënë gjithë këto ditë, u konfirmua nga SPAK. Po, secili deputet anëtar i Këshillit të Mandateve duhet ta ketë të plotë. Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës se nuk ka lexuar të plotë materialin. 5 anëtarët e opozitës në komision kërkuan që mbledhja të ndërpritej. Deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të dëgjonin prokurorinë dhe të pandehurën Balluku të hënën në mëngjes. U zbulua skenari që Rama nuk e ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me Ballukun që të shohë deri ku shkon përgjegjësia e tij dhe çfarë të dhënash ka për atë në dosje", tha Bardhi.
Ore po ku i gjen ky .....udhëheqësi ynë i mrekullueshëm vetëm hajdutë vë në çdo post,sa i mirë mor e faltë zoti për këtë popull kaq bajat .