TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 15:18

Vijojnë debatet në Këshillin e Mandateve, PS kërkon që mbledhja të shtyhet për në janar

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë debatet në Këshillin e Mandateve, PS kërkon që
Këshilli i Mandateve

Partia Demokratike kërkon që mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve për rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku të mbahet më 22 dhjetor. Në krahun tjetër, Partia Socialiste përpiqet të shtyjë këtë mbledhje për në janar, ndërkohë që SPAK kërkon që procedura të mos vonohet dhe të zhvillohet brenda 3 deri në 5 ditëve të ardhshme. Ndërkohë PS ka kërkuar 20 minuta pushim për të vendosur se çfarë do të ndodhë.

Zhvillimi vjen pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, e cila dyshohet se është e përfshirë në një dosje me elementë korrupsioni dhe intimidimi të dëshmitarëve. Ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon përshpejtimin e procedurës, avokati i Ballukut ka kërkuar 3 javë kohë për t'u njohur me materialet hetimore. Socialistët janë rreshtuar krah mbrojtjes së Ballukut, duke mos vendosur një afat të qartë për përgatitjen e saj.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, dhe prokurorja tjetër e SPAK janë shprehur se koha e mjaftueshme është 3 deri në 5 ditë. 

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, nuk vendosi një afat konkret për përgatitjen e avokatit, duke lënë hapësirë për interpretim politik. Deri tani, nuk është caktuar ende një datë për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Mandateve.

balluku keshilli i mandateve

Lini një Përgjigje