
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zgjedhur të shkojë me atlete në mbledhjen me dyer të mbyllura që po mbahet sot në një lokal në periferi të Tiranës.
Nuk kanë munguar as ish kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, apo Namik Dokle.
Ditmir Bushati dhe Artan Lami të cilët kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike ka marrë pjesë. Të pranishëm janë dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Tashmë kryetari, njëkohësisht kryeministri Edi Rama kërkon angazhimin maksimal për tu përgatitur për zgjedhjet vitin e ardhshëm. Në këtë mbledhje është kërkuar prezencë maksimale e anëtarëve.
Në një prononcim për mediet pas zbritjes nga autokolona, Rama theksoi se në këtë Asamble nuk do të ketë ndryshime, por se do të bëhet një analizë të situatës ku ndodhet partia.
“Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera.
Fjala ndëshkim nuk i shkon organizmit të një familje politike, riorganzimin edhe lëvizje në funksion të bërjes sa më mirë të punës”, tha Rama.
Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët do të jenë pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS. Në një njoftim gjatë ditës së djeshme, anëtarëve iu komunikua se pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.
Lini një Përgjigje