TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2024, 19:54

Pampuri i përgjigjet Pëllumbit: PD e do Reformën, mazhoranca u trembet listave të hapura

Shkruar nga Pamfleti

Pampuri i përgjigjet Pëllumbit: PD e do Reformën, mazhoranca u

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, i cili tha se nëse nuk do të ketë konsensus për “Zgjedhoren”, do të veprojë mekanizmi i 84 votave.

Pampuri u shpreh se nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.

Deputetja theksoi se vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.

“Nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.

Vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.

Rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84”, shkruan Pampuri në Facebook.

Lini një Përgjigje