TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2024, 19:45

Basha sulmon Berishën: Mundohen të fusin debatin në rrugicat e sharjeve dhe fyerjeve

Shkruar nga Pamfleti

Basha sulmon Berishën: Mundohen të fusin debatin në rrugicat e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka sulmuar sërish ish-kryeministrin Berisha dhe protestat e organizuara poshtë banesës së tij.

Gjatë fjalës së tij në degën e PD në Sarandë, ai tha se një grup i vogël interesash tenton të kontrollojë çdo aspekt të jetës së shqiptarëve, teksa shton se po mundohen të fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve.

Basha theksoi se kjo është arsyeja se pse ata janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që artikulon alternativat dhe rrugëdaljet nga kjo krizë.

“Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspekt të jetës së shqiptarëve.

Dhe natyrisht që janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34 vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

 

Lini një Përgjigje