
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi, ka folur lidhur me komisionin e Reformës Zgjedhore dhe bllokimin e punës nga opozita, pavarësisht se po vijon online.
Ai u shpreh për "News 24" se tashmë është kryer rreth 80 përqind e punës së synuar, ndërsa theksoi se nëse komisioni nuk arrin një rezultat përfundimtar konsensual, atëherë do veprojë mekanizmi i 84 votave.
Deputeti ka folur edhe lidhur me votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e 2025. Ai tha se nëse do të arrihet një konsensus mbi këtë pikë dhe do të sigurohet buxheti përkatës, nuk ka asnjë arsye se përse të mos implementohet.
Pjesë e diskutimit në studio:
Komisioni i reformës zgjedhore ka një jetë të vetën herë dinamike herë me periudha mosmbledhje, por përtej historisë, duhet të shohim ç’po bëjmë me komisionin në periudhën që ka ngelur.
Mazhoranca nuk ka ndërmend të shtyjmë më mandatin e komisionit, Qëndrimi i PS është i qartë pavarësisht kërkesave për produktin e komisionit, jemi aty për të biseduar me njerëzit.
Në këtë periudhë është bërë rreth 70-80 përqind e volumit të punës.
Ne vijojmë dëgjesat e shoqërinë civile dhe organizatat e interesuara të japin kontributin e tyre.
Në fund do mblidhen dhe do bëhet diskutimi politik nëse do kemi një konsensus për të bërë një gjë të tillë. Komisioni është e rëndësishme çfarë produkti do të nxjerrë.
Sot nuk kemi një normalitet në këtë komision.
Bashkëkryetari ka një rëndësi simbolike por jo aq sa për të ndaluar daljen e një rezultati.
Në 2022 GJK vendosi pro votës së diasporës. Kryetari i KQZ tha se nëse ligjet nuk bëhen gati gjatë këtij viti, nuk do të ishte i zbatueshëm vendimi i GJK. Ç’mund të themi për këtë?
Kuvendi ka plotësuar një kuadër ligjor për voton e diasporës. Nuk jam në dijeni çfarë detyrohet akoma Kuvendi të bëjë për këtë çështje. Kjo është një tjetër pikë që duhet diskutuar në Komision.
Komisioni është i bllokuar. A mund të ketë gjasë të merren në konsideratë kërkesat e opozitës?
Është i bllokuar fizikisht por puna ka vijuar online. Duhet të kemi përballë palët, duhet një produkt konsensual. Nëse komisioni nuk përmbush dot detyrën pra një produkt konsensual, do veprojë mekanizmi i 84 votave.
E mira është të shkojmë me një kod të gjithëpranuar. Politika të sillet si e pjekur pas 30 e ca viteve demokraci.
Po përsa i përket votimit dhe numërimi elektronik?
I ka bërë testet e veta dhe ka dalë pozitiv. I ka kaluar testet. Nëse do arrijmë konsensus dhe do kemi buxhetin përkatës është i mundur. Megjithatë kjo mbetet për t’u parë.
Lini një Përgjigje