TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2024, 14:47

Berisha publikon sloganin e protestës: 20 shkurt, dita e fitores!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha publikon sloganin e protestës: 20 shkurt, dita e fitores!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjete sociale një video-mesazh për protestën e datës 20 shkurt.

Berisha i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me opozitën dhe të mblidhen në Tiranë për të protestuar.

 “20 shkurt, dita e fitores. Të gjithë në Tiranë”, ka shkruar Berisha.

"Opozita në aksion! Betejë pa kthim! Mosbindje civile! Për dinjitetin e Shqipërisë! Për dinjitetin e shqiptarëve! 20 shkurt! Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ora 17:30", thuhet në video-mesazh.

Opozita që prej dënimit me arrest shtëpie të ish-kryeministrit Berisha, zhvillon tubime të përditshme poshtë banesës së tij.

Ndërkohë që të hënën, janë mbledhur para parlamentit ku kanë protestuar mijëra qytetarë, në atë që e kanë cilësuar si nisje të protestave dhe aksionit opozitar.

partia demokratike sali berisha proteste

Lini një Përgjigje