TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2024, 12:37

"Erion Veliaj paguan mediat që të heshtin për skandalet, pse Baton Haxhiu kërcënoi Belind Këlliçin"

Shkruar nga Pamfleti

"Erion Veliaj paguan mediat që të heshtin për skandalet, pse

Partia Demokratike ka publikuar sot fakte për pagesat që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i bën mediave.
Sipas denoncimit të demokratëve, Veliaj paguan që media të caktuara të mos i publikojnë skandalet e tij.

Genta Vangjeli nga Departamenti Antikorrupsion në PD, ka deklaruar se nga këto pagesa të bëra publike sot, kuptohet edhe kërcënimi që Baton Haxhiu ka bërë ndaj Belind Këlliçit.

“Kështu, Fondacionit Mediatik Dritan Hoxha, një degë e Top Channel, i ka dhënë një shumë prej 56 milionë lekësh të rinj nëpërmjet pagesave, të ashtuquajtura projekte kulturore, gjithsej shtatë të tillë, nga viti 2016 deri në 2023.
Qendrës URA, e përfshirë në kallzimin penal të depozituar nga deputetët e PD për Bunkart 1 dhe 2, I ka dhënë 22.2 milion lekë.
Edhe në këtë rast fondet nga incineratorët janë maskuar nën zërin ‘projekte kulturore’, të tilla si ‘maratona e jetës’, ‘bunk jazz’, ‘magic show art’, e të tjera.
Top Albania Radios, një tjetër degë e Top Media, një fond prej 8.7 milion lekësh, të ndara në tre projekte kulturore ,në vitet 2021, 2022 dhe 2023.
Top News, po ashtu satelit i Top Medias, një projekt kulturor të quajtur ‘Ora e Tiranës’ në vlerën e 5 milion lekëve të rinj në vitin 2023”, deklaroi Vangjeli nga PD.

Sipas saj Veliaj po blen heshtjen e mediave veçanërisht sa i takon aferës së inceneratorit.
Ajo njëherësh ka hedhur akuza edhe se SPAK nuk heton mbi Ramën e Veliajn.

media partia demokratike erion veliaj

Lini një Përgjigje