TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 22:02

Aksioni opozitar, Paloka: Radikalizimi i qëndrimeve tona do të frymëzojë shpresë!

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni opozitar, Paloka: Radikalizimi i qëndrimeve tona do të

Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi se opozita duhet të radikalizojë qëndrimet, në mënyrë që të arrijë qëllimin për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.

Ne i kemi provuar të gjitha, edhe rrugën e butë, edhe të alternativës. Vjen Rama dhe ble zgjedhjet. Përderisa nuk bëhen zgjedhje, rregjimi nuk rrëzohet me votë. Prandaj duhet revolta”, deklaroi Paloka në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

I pyetur, nëse kjo është rruga e duhur, megjithëse PD s’ka përfituar asnjëherë asgjë nga protestat, zoti Paloka ishte i drejtëpërdrejtë në përgjigje.

Pa protesta nuk ke rrugë! Je jashtë rruge! Njerëzit janë sot në situatë diktature, pëshpërisin në vesh kur flasin kundër Ramës. Kanë frikë ta shprehin. Prandaj them, absolutisht duhet radikalizuar. Nëse ne nuk reagojmë, edhe për faktorin ndërkombëtar, do të thotë që jemi në rregull. Një popull që i rrisin taksat, i shkatërrojnë shtëpinë, i vjedhin votën dhe rri, atëherë ata mendojnë se gjërat janë në rregull. Reagimi është i domosdoshëm. Kështu u jep shpresë njërëzve dhe merr vëmendjen e faktorit ndërkombëtar”, u shpreh Edi Paloka.

Paloka foli edhe për vizitën e pritshme në Tiranë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, i cili shpalli Sali Berishën non grata në maj 2021.

Për vizitën e Sekretarit të Shtetit, mos ta quaj skandal, por në ditën që vjen Sekretari i Shtetit këtu, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, dëshmon në Uashington DC se e ka korruptuar kryeminstri shqiptar”, theksoi Edi Paloka.

paloka

Lini një Përgjigje