TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 18:42

“PD në krah të SPAK-ut”, Basha ironizon Berishën: S’mund të thuash SKAPI është organizatë kriminale!

Shkruar nga Pamfleti

“PD në krah të SPAK-ut”, Basha ironizon Berishën:

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha shprehur mbështetje pa kushte ndaj Prokurorisë Speciale (SPAK). Nga takimi që Basha pati me demokratët e Krujës, ai theksoi se nëse je kundër korrupsionit, atëherë SPAK nuk duhet të sulmohet.

Basha ironizoi edhe ish kryeministrin Sali Berisha, i cili në mënyrë të vazhdueshme e quan SPAK një organizatë kriminale.

Kryedemokrati Basha theksoi se i takon PD-së që ti japi SPAK-ut një mbështetje pa kushte për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë.

Me vërtetë SPAK sapo është krijuar dhe ka filluar të kodësë korrupsionin në nivele të larta. Sigurisht që akoma është në provë, jo para meje, por para gjyqit publik që pret që atë që ka nisur ta çojë deri në fund dhe të shembë pandëshkueshmërinë në Shqipëri, duke goditur njerëzit më të pushtetushëm, duke goditur ata që tashmë kanë ekspozuar njëri tjetrin më gisht si të korruptuar, sic ishte rasti i Arben Ahmetajt javën e kaluar kur tregoi me gisht Edi Ramën dhe Veliajn si pronarët e vërtetë të inceneratorëv, bashkë me të sigurisht.

Tani që kjo punë ka nisur na takon ne si parti politike të hiqemi mënjanë apo ta sulmojmë drejtësinë, apo na takon ne ti japim një mbështetje pa kushte për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë, për luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Kjo është një pyetje që ndan shapin nga sheqeri, e ndan të bardhën nga të zeza. Nëse gjithë ditën thua jam kundër korrupsionit, Rama është më i korruptuar  në planet dhe pastaj thua SKAPI organizatë kriminale ku jemi? Kush do ta bëjë drejtësinë? Partia? Pa diskutim që jo. Askush nuk e ka çekun e bardhë. Të gjitha duhet të jenë në provë. Kjo është domethënia e shtetit të së drejtës.

Në momentin që ke mandatin detyra e institucioneve politike siç është PD, është të vendoset pro ose kundër korrupsionit. Nëse je kundër korrupsionit e ke me detyrim të jesh pro SPAK, pro hetimit të korruptuarve, pro dhënies fund të pandëshkuemshmërisë. Kjo është domethënia e qëndrimit tonë dhe e rreshtimit tonë në krah të SPAK pa kushte”, tha Basha.

pd basha

Lini një Përgjigje