TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 17:04

Socialistët në 'ankth', Rama mbledh Asamblenë e partisë të dielën; kush do të largohet

Shkruar nga Pamfleti
Socialistët në 'ankth', Rama mbledh Asamblenë e
Edi Rama

Një vit para zgjedhjeve parlamentare, socialistët do të rifreskojnë strukturat brenda partisë.

Për këtë, kryesocialisti Edi Rama këtë të dielë ka thirrur Asamblenë Kombëtare.

Në mesazhin që sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi i ka dërguar anëtarëve, thuhet se në fokus është rienergjizimi i partisë në kuadër të detyrave të lëna nga Kongresi i 8 dhjetorit.

Klosi është kujdesur t’ju kujtojë anëtarëve se mungesat janë të pajustifikuara dhe se pjesëmarrja është e detyrueshme.

Brenda muajit mars duhet të përfundojë zgjedhja e kryetarëve të degëve, për t’i lënë vendin më pas delegatëve të Kongresit, Asamblesë e në fund Kryesisë së re.

Mësohet mbledhja që do të nisë në orën 11:00 do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe se kjo ka qenë kërkesë e vet Ramës.

Kjo është hera e dytë pas 26 korrikut të vitit të kaluar që mbledhja e Asamblesë së kësaj force politike zhvillohet jo e hapur për mediat.

Veç zgjedhjeve brenda partisë, Rama pritet të përcjell edhe mesazhe për të vetët.

Hera e fundit kur socialistët mblodhën Asamblenë ishte në 4 shtator, ku kryeministri Rama njoftoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

rama ps

Lini një Përgjigje