
Sekretariati i Etikës ka dënuar me 40 ditë, Edi Palokën, i cili dogji Rregulloren e Kuvendit dhe e hodhi në drejtim të Lindita Nikollës.
Ndërkohë që me 20 ditë përjashtim socialistët kanë dënuar Petrit Dodën, i cili kritikoi ashpër Enkelejed Alibeajn.
Seanca e një dite më parë u shoqërua me tensione të shumta si jashtë Kuvendit ashtu dhe brenda në sallë.
Deputeti Edi Paloka dogji rregulloren e Kushtetues dhe ia hodhi kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, ndërsa Petrit Doda iu ‘sul’ me fjalë Enkelejd Alibeaj, i cili qëndronte i ulur në karrigen e tij.
Lini një Përgjigje