TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 14:08

'Për PD-në na duhet mbështetja e SHBA-së', Jorida Tabaku tregon detaje nga takimet në Uashington

Shkruar nga Pamfleti

'Për PD-në na duhet mbështetja e SHBA-së', Jorida

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbuluar disa detaje nga takimet që zhvilloi këtë javë në DASH, Kongres dhe Senatin Amerikan.

Tabaku tha se është shumë e rëndësishme që Partia Demorkatike e cila tashmë është në një moment të vështirë prej disa kohës, të fitojë mbështetjen e besimin e SHBA-së.

“Pata një javë të ngarkuar javën e kaluar në Uashington. Partia Demokratike po kalon një moment jo të lehtë dhe është e rëndësishme të kemi mbështetjen e shteteve të Bashkuara të amerikës, për të treguar se pavarësisht vështirësive të momentit, partneriteti me SHBA-në, për ne mbetet i shenjtë. SHBA  e shikon zhvillimin e shqipërisë me një opozitë të fortë që siguron mbikëqyrjen e opozitës.”,-tha Jorida Tabaku.

Jorida Tabaku tha gjithashtu se ndihej e keqaardhur që kolegë të saj nuk e mbështetën gjatë realizimit të komisionit hetimor për Inceneratorët, por shtoi se ndihet e vlerësuar kur tashmë e konsiderojnë arritje, pasi shumë hetime kanë pasur vlerë gjatë atij komisioni, ndërsa  theksoi se ka edhe disa fakte të reja.

“Komisioni i  inceneratorëve është një komisioni cili me modesti e them që ka bërë një punë që ka ofruar transparencë. Këtë gjë po kërkon opozita edhe sot të ofrojë transparencë për aferat korruptive. Unë besoj se seancat e tre javëve të fundit, ku ka pasur dëshmi live të gjithë palëve të përfshira, kanë nxitur SPAK-un për të ndërmarr hapa. Më vjen keq që Partinë Demokratike nuk e bashkoi kauza, kundërshtari apo lufta kundër korrupsionit. Shumë u përpoqën më tepër për atë luftën e vogël brenda partisë politike. Sot i ofrohen si një komision shumë i mirë.

Kanë dalë disa fakte të cilat lidhen me vitin e 2023 e në vijim. Afera e Porto Romanos, kompania del Mare që sot po diskutohet, unë kam pasur krye bashkiaken e Durrësit aty, ajo u largua me arrogancë se nuk i përgjigjej dot pyetjeve. Ne mund të kishim bërë një punë më të mirë, por si deputet gjithsesi kemi bërë një shërbim shumë të mirë publik për luftën ndaj korrupsionit. Komisione të tilla duhet të bëhen për të luftuar korrupsionin ndaj edhe qeveria i ndalon.", tha ajo për Euronews Albania.

pd tabaku kongres

Lini një Përgjigje