TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 12:15

Mbledhja e ‘Zgjedhores’, debate Alibeaj-Gjiknuri: Jemi të barabartë, mos sulmoni shoqërinë civile

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e ‘Zgjedhores’, debate Alibeaj-Gjiknuri: Jemi të

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar sot një mbledhje online ku ka dëgjuar mendimet e shoqërisë civile lidhur me propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore.

Gjatë mbledhjes dy bashkëkryetarët janë përfshirë në debate.

Enkelejd Alibeaj ka thënë se të dy bashkëkryetarët kanë të drejta të barabarta, duke akuzuar Gjiknurin se sulmoi përfaqësuesit e organizatave shoqërisë civile.

Alibeaj: Jemi të dy bashkëkryetarë, do të thotë se kemi të drejtat edhe në drejtimin e Komisionit, sapo harxhuat më shumë kohë se sa premtuat.

Gjiknuri: Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japë legjitimitet edhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe kjo është bashkëdrejtim.

Alibeaj:  Nuk është e hijshme që i thërrasim organizatat  e Shoqërisë Civile dhe i agresojmë, nuk është e ndershme. Do doja të bëja disa pyetje të thjeshta. Mos i dëgjoni ato që thotë bashkëkryetari, janë ngjarje politike.

Gjiknuri: Ecim përpara mos bëjmë debat, nuk e lejoj këtë platformë që të gjithë të shprehin listën e tyre të dëshirave kur e kushin mundësinë, e respektoj zotin Gogo e tha mendimin e tij, ju kishit mundësi t’ja bënit pyetjen nuk ia bëtë, do ta ketë mundësinë ta sjelli me shkrim.

Alibeaj: Duhet të ruajmë qetësinë, të ruajmë normalitetin.

enkelejd alibeaj damian gjiknuri reforma zgjedhore

Lini një Përgjigje