TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shkurt 2024, 17:25

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Alibeaj: U kërkua nga Basha, Berisha ishte kundër

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Alibeaj: U kërkua nga Basha,

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se komisioni për Reformën Zgjedhore u kërkua nga kryetari i PD-së teksa shtoi se Rithemelimi ishte kundër.

“Si përfaqësues si PD-së ne i kemi draftuar janë më së paku në tavolinë e komisionit për Reformën Zgjedhore dhe presim të shohim nëse kanë ide apo qëndrime mbi atë që është e nevojshme. Nuk ka dashur mazhoranca të ngrejë komisionin për Reformën Zgjedhore, ishte PD. Duke qenë së ishte një kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë e kërkuar nga PD të ngrihen dy komisionet. Ai për reformën territoriale administrative dhe komisioni për Reformën Zgjedhore.

Këta përfaqësues të Rithemelimit ishin kundër ngritjes së komisionit për Reformën Zgjedhore. Janë zhvilluar disa mbledhje që të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR të rekomandoheshin. Ne paraqitëm një paketë të plotë. Asnjë përfaqësues i Rithemelimit apo opozitave nuk morën pjesë. Por gjithsesi unë mendoj se jemi ende në kohë”, tha Alibeaj për “Report Tv”.

Duke u ndalur tek vota e emigrantëve, Alibeaj tha se kryeministri Rama shko shkel vendimin e GJK-së e se kjo rrezikon që zgjedhjet parlamentare të shpallen antikueshtueuse.

“Nuk është e vërtetë që nuk ka regjistër elektronik, të dhënat mund të merren nga sistemi TIMS. Kemi parashikuar që të paktën 6 muaj më parë në ditës së zgjedhjeve. Çdo shqiptar që ndodhet jashtë Shqipërisë ka të drejtë të shprehë vullnetin pranë KQZ-së dhe aty krijohet regjistri i votuesve të shqiptarëve jashtë territorit. Është një kohë e mjaftueshme. Të votohet me metodë elektronike. Kuptojmë se ku janë shqiptarët. Rama ka dhënë qëndrimin e tij për të mos votuar emigrantët duke shkelur edhe vendimin e GJK-së. Kjo rrezikon edhe që zgjedhjet të shpallen anti-kushtetuese”, u shpreh Alibeaj.

Lini një Përgjigje