
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës i cili ka marrë një vendim duke e përjashtuar 40 ditë nga seancat e parlamentit.
Sipas tij, arsyeja e dënimit më shumë sesa deputetët e tjerë edhe pse kanë protestuar të gjithë njësoj, është se ka i ka kujtuar fundit e diktatorëve.
“E prape se prape shurra do te mbuloje Edvin…
Po me pyesin se perse jam denuar me shume se deputetet e tjere megjithese kemi protestuar te gjithe njesoj…
Arsyeja eshte e thjeshte; ju kujtova dje fundin e diktatoreve.
Shurra e mbuloi diktatorin e fundit komunist pasi e coptuan dhe e terhoqen zvarre me 20 shkurt ‘91, shurra do ta mbuloje heret a vone dhe Ramen, hijen lapangjoze te tij!”, shkruan Paloka në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje