Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi pasditen e sotme vizitën zyrtare të Blinken në Shqipëri, i cili pritet të vijë në Tiranë javën e ardhshme, 16 shkurt.
Përmes një postimin në platformën “X”, Bushati thotë se vizita e Blinken në Shqipëri në këtë moment të mjedisi gjeopolitik ku ndodhet Evropa, është një mesazh i rëndësishëm për Shqipërinë.
“Partneriteti strategjik SHBA-Shqipëri në aksion. Vizita e Blinken në Shqipëri në mjedisin aktual gjeopolitik ku ndodhet është një mesazh i rëndësishëm për Shqioërinë”, shkruan Bushati.
???????????????? strategic partnership in action: @SecBlinken visit to #Albania in the current geopolitical environment in #Europe is an important message for an ally you count in #AdriaticEurope https://t.co/RpL0CfG1Rq
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) February 9, 2024
Përmes një komunikate DASH bëri me dije sot se sekretari i shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë- Shqipëri dhe Mynih-Gjermani, nga datat 14-17 shkurt.
Sipas DASH, vizita e Blinken në Tiranë do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Kjo do të jetë vizita e parë e sekretarit amerikan në Shqipëri, që prej vitit 2021 kur ai mori postin për drejtimin e diplomacisë amerikan.
Vitin e kaluar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Antony Blinken shpalli në vitin 2021 non grata në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht është në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv lidhur me aferën e ish-kompleksit Partizani.
Asokohe Blinken deklaroi: “Sot unë po shpall publikisht non-grata Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-kryeministër dhe ish-anëtar i Parlamentit për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion madhor.”
Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.
Sipas komunikatës të bërë nga DASH, gjatë vizitës në Gjermani Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH-i.
Pjesëmarrja e Blinkenit në Konferencën e Munihut, bëhet pasi ai përfundoi turneun e pestë në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Lini një Përgjigje