TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2024, 15:30

PS nuk tërhiqet nga plani ogurzi, e vendosur për të vënë nën kontroll SPAK-un!

Shkruar nga Pamfleti
PS nuk tërhiqet nga plani ogurzi, e vendosur për të
Rama-SPAK

SPAK po ja fut në qeli të gjithë besnikët Ramës dhe mazhoranca është vënë në alarm...

Partia Socialiste duket e vendosur për të vënë nën kontroll organet e drejtësisë, me në krye Prokurorinë e Posaçme. Pak javë më parë ishte kreu Eduard Shalsi, ai i cili deklaroi se po mendohej ngritja e një grupi pune me qëllim rritjen e rolit kontrollues të Kuvendit.

Madje në prapaskenë u fol dhe për krijimin e një komisioni ad hoc, i cili do të ketë në fokus drejtësinë. Shalsi u mundua të luajë duke thënë se qëllimi i Kuvendit është të kontrollojë, por më e drejtpërdrejtë ka qenë sot Ermonela Felaj, nënkryetarja e Kuvendit.

Në një intervistë edhe ajo u mundua të tregojë se PS nuk ka plan të kapë SPAK, por nga ana tjetër e tha hapur se plani është që të rritet kontrolli i Kuvendit ndaj drejtësisë.

SPAK, GJKKO, të gjitha prokuroritë dhe organet e drejtësisë, janë organe të pavarura. Por nuk do të thotë se ato nuk i nënshtrohen kontrollit. Kuvendi i Shqipërisë ka tagra të kontrollit dhe mbikëqyrjes së tij, të shprehura në rregullore.

Ajo që na ka shqetësuar është sesi mund të rritet roli monitorues dhe mbikqyrës i Kuvendit të Shqipërisë. Ju jeni dëshmitar të atyre raportimeve rutinë në Kuvend, të cilat marrin orë, por nuk sjellin ndonjë dobi të madhe.

Ky shqetësim nuk ka qenë vetëm i qeverisë, por edhe i opozitës. Në Kuvendin e Shqipërisë nuk krijohet një lloj debati përmbajtësor, kur këto institucione raportojnë. Do hedhim hapa të tjerë për ta forcuar rolin e Kuvendit në monitorimin e organeve të tjera. Kuvendi nuk mund të jetë në periferi të këtij kontrolli, por në qendër të monitorimit”, tha Felaj.

Pra duket se PS është e vendosur për të kontrolluar drejtësinë. SPAK po ja fut në qeli të gjithë besnikët Ramës dhe mazhoranca është vënë në alarm. Ende nuk ka dalë në dritë skema, por duket qartë se kemi të bëjmë me një plan ogurzi, pavarësisht justifikimeve të PS. Kjo metodë raportimi nga organet e pavarura ka 20 vite, pse PS u kujtua tani të veprojë? /Pamfleti

Lini një Përgjigje