TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2024, 18:02

Socialistëve u dhimbset Berisha, Pëllumbi: Personat me kontribut nuk mund të izolohen!

Shkruar nga Pamfleti

Socialistëve u dhimbset Berisha, Pëllumbi: Personat me kontribut nuk

Socialistët duket se kanë filluar të ndihen keq për izolimin e Sali Berishës. Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i pyetur në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se në kuadrin personal mendon se masa të tilla janë të tepruara.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, ai tha se ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara dhe se masa të tilla nuk duhen marrë ndaj personave me kontribut të caktuar.

Ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara. Njerëz të cilët kanë një kontribut të caktuar, kolegë tanët apo krahut tjetër që publikisht janë aty, nuk ke pse u jep masa dënimi të rënda deri në pamundësi të veprimeve të tyre”, tha ai.

Ec e merre vesh punë e socialistëve. Deri dje çfarë nuk thoshin, tani që ai është i izoluar kërkojnë të lirohet. Mos vallë qëndron ende ajo shprehja e vjetër se këta janë të gjithë bashkë?

Lini një Përgjigje