TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2024, 10:38

Mbledhja e Asamblesë së PS, Rama ndëshkime disa anëtarëve

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Asamblesë së PS, Rama ndëshkime disa
Edi Rama

Ditën e sotme është mbledhur Asambleja Socialiste e thirrur nga Edi Rama që ka fokus situatën aktuale të bazës socialiste.

Bazuar në statusin e PS nuk përjashtohet mundësia e përjashtimit nga asambleja të disa prej anëtarëve të saj.

Bëhet fjalë për ata anëtarë të cilët kanë munguar në asambletë e shkuara si dhe në kongres.

Përfshi disa të tjerë të cilët nuk janë përfshirë në jetën  e partisë në bazë dhe nuk janë përshirë në raportime të zonave të tyre të mbikëqyrjes.

Fokusi i Asamblesë së sotme do të jetë në riorganizimin e partisë para zgjedhjeve parlamentare, në një mbledhje të gjatë që pritet të zgjasë të paktën 6 orë.

Gjithashtu, në mbledhje do të zgjidhen e krerët e organizatave politike të PS dhe përmbajtja e Kongresit që pastaj do zgjedhë më pas Asamblenë e re dhe në fund kjo e fundit do të zgjedhë Kryesinë. Gjithashtu pritet raportimi i të gjithë drejtuesve politikë të PS.

Pritet edhe të ketë “ndëshkime” për socialistët që nuk kanë arritur objektivat.

Kujtojmë se kjo është mbledhja e parë që pas daljes publike të ish.zv-kryeministrit Arben Ahmetaj që hodhi akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj mbi aferën e inceneratorëve.

rama asambleja e ps

Lini një Përgjigje