TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2024, 08:15

Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS në një restorant, fokus riorganizimi i zgjedhjeve të 2025

Shkruar nga Pamfleti

Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS në një restorant,

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të diel Asamblenë Kombëtare, ku në fokus të mbledhjes do të jenë zgjedhjet parlamentare 2025 si edhe riorganizimi i strukturave të partisë.

Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 11:00 në një restorant në periferi të Tiranës. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.

Fokusi do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja.

Mbledhja vjen në një moment kur tensionet në parlament dhe me opozitën janë shtuar ndërkohë që kjo e fundit ka nisur edhe protestat dhe ka njoftuar përshkallëzim të aksionit.

Mirëpo skena politike në vend nuk po gjen qetësi as brenda mazhorancës veçanërisht pas një interviste të dhënë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ku përmend një pjesë të mirë të ministrave dhe ish-ministrave, zyrtarë e deputetë të Partisë Socialiste, si të përfshirë në afera e skenare të ndryshme brenda PS-së.

Kujtojmë se në Asamblenë Kombëtare që u mbajt në korrik të vitit 2023, pati një rrokadë ku Rama shkarkoi Sekretarin e Përgjithshëm, asokohe Damian Gjiknuri, dhe të gjithë sekretariatin e partisë.

edi rama asambleja kombëtare zgjedhjet 2025

Lini një Përgjigje