
Kryeministri Edi Rama e konsideroi tërësisht të papranueshme faktin që Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve ndodhet nën hetim nga SPAK dhe e merr vesh nga televizori një gjë të tillë.
Rama nuk ka kursyer sulmet ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, duke theksuar se njerëz të artit kanë hequr picirin nga ky prokuror.
Kryeministri u kujdes të ri-deklaronte se Shqipëria nuk është një Republikë Prokurorësh, frazë që e përdorte vite më parë nga salla e Asamblesë së PS-së.
"Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk I kanë as të akuzuarit se është person I dyshuar. Kryetari i Komisioni të Ligjeve.
Jo se mund të mos jetë i dyshuar por të jetë person i dyshuar dhe e merr vesh nga tv se emri i figuron në akt akuzë e të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej.. Cfarë është kjo? Të mos i jetë dhën asnjëherë e drejta e fjalës.
Këto nuk janë shenjas aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi. E dua të besoj tek ajo që kam thënë. E i qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje