
Kryeministri Edi Rama e konsideroi si delikate situatën pas arrestimit të Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Rama tha se pas këtij arrestimi, do të ngrihen shumë pyetje dhe pikëpyetje. Kryeministri u kujdes të deklaronte disa herë se nuk ishte ai që përcaktonte nëse Erion Veliaj ishte ose jo i pafajshëm.
“Jemi në një situatë delikatë, jo thjesht politik, apo raportin me drejtësinë, por që që do të ngremë shumë pyetje dhe pikëpyetje, jo vetëm për këtë rast, por edhe në ato që do të vijnë në vijim.
Kjo nuk ka lidhje me fajësinë apo pafajësinë e Erionit.
Sfidoj këdo, për mua ajo që ndodh në kanalet e mbrëmjes është rrugaçëri, është ngritja e l;umit të gojës në piedestal, është shkatërrimi i çdo personi që është person publik.
Në ato udhëkryqe unë i sfidoj të bëjnë një kërkim dhe të gjejnë një tjetër forcë politike në Europën Lindore, në Rajon nuk e gjejnë dot, ta gjejnë në vendet e BE, që të gjejnë atë që kemi thënë ne për 5 vjet rrjesht: godisni majtas e djathtas, ecni përpara, ecni përpara”, tha Rama.
Lini një Përgjigje