TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 18:52

Evi Kokalari thumbon Berishën: Rama shumë i afërt me Ivankën e Kushner, ju merruni me LaCivita

Shkruar nga Pamfleti

Evi Kokalari thumbon Berishën: Rama shumë i afërt me Ivankën

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka thumbuar kreun demokrat Sali Berisha, i cili një ditë më parë prezantoi Chris LaCivita si drejtuesin e fushatës së demokratëve në zgjedhjet e 11 majit.

Kokalari në postimin e saj shkruan se ndërsa Edi Rama është shumë i afërt me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump, dhe komunikon me të dhe Ivankën, Sali Berisha merret me LaCivita.

“Chris LaCivita nuk është strateg, por thjeshtë bën konsulencë fushatash dhe e dyta - në asnjë mënyrë nuk është arkitekti i fitores së Trump. Të shesësh LaCivitan si arkitekt të fitores së Trumpit, është njësoj sikur të thuash se shembjen e piramidës së krimit po e bën Berisha dhe jo SPAK.

Ndërkohë, jo per t'ju ulur moralin, por sa për t'ju kujtuar realitetin - Jared Kushner dhe Edi Rama janë shume afër me njëri-tjetrin dhe komunikojne të gjithë kohe bashkë, po nejse - ju merruni me LaCiviten, Rama merret me Jared dhe Ivankën”, shkruan Kakalari.

Postimi nga Evi Kokalari

DHE RICHARD GRENELL I KERKOI TRUMPIT TE HEQ CHRIS LACIVITA

Per opoziten qe vazhdojne ta shesin Chris LaCivita si personi qe i fitoi Trumpit zgjedhjet, po ndaj me ju nje artikull botuar disa dite perpara zgjedhjeve ne Amerike, qe shpjegon ne detaje se kush ishte Chris LaCivita per ata qe i kane sherbyer fushates se Trumpit shume me gjate:

"Në ditët pas paraqitjes së tij në NABJ - ndërsa stafi u përpoq për të kënaqur oreksin e shefit të tyre për pugilizëm pa i kënaqur impulset e tij - Trump filloi të humbiste besimin në ekipin e tij. Ai i kishte hedhur poshtë paralajmërimet e disa miqve, si ish-drejtori i tij në detyrë i inteligjencës kombëtare, Richard Grenell, se Ëiles dhe LaCivita nuk ishin të mirë për këtë detyrë. Por tani ai kishte arsye të pyeste. Me Harrisin duke u ngjitur me shpejtësi në sondazhe dhe shifrat e tij të favorizimit po rrëshqyen, Trump po mendonte, për herë të parë, një ndryshim të ekipit të tij. "

Keto ishin mendimet e shume personave ne ate kohe. Shumica problemin e kishin me Chris LaCivita.

Kjo s'do te thote qe Chris mund te mos jete i mire ne profesion, por fushates se Trumpit ju bashkangjit ne 2023, dhe nuk eshte nga njerezit me te ngushte te tij.

Tashme, kuptoni qe Chris eshte ne Shqiperi per parane e tij, sepse i perket sektorit privat, dhe prania e tij tek PD nuk do te thote mbeshtetje nga Trump. Eshte kaq e thjeshte.

Nderkohe, ju lutem, i kujtoni Cim zgjuarsise, se Chris LaCivita NUK eshte strateg, por thjeshte ben konsulence fushatash dhe e dyta - ne asnje menyre nuk eshte arkitekti i fitores se Trump. Sic shihet ne artikullin me poshte Trump konsideroj ti heqin disa nga keta. Prandaj, te shesesh LaCivitan si arkitekt te fitores se Trumpit, eshte njesoj sikur te thuash se shembjen e piramides se krimit po e ben Berisha dhe jo SPAK.

Nderkohe, jo per t'ju ulur moralin, por sa per t'ju kujtuar realitetin - Jared Kushner dhe Edi Rama jane shume afer me njeri-tjetrin dhe komunikojne te gjithe kohe bashke, po nejse - ju merruni me LaCiviten, Rama merret me Jared dhe Ivanken.

O te mjere!

 

Lini një Përgjigje