TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 18:40

Nisin reagimet nga PS për arrestimin e Veliajt, Etjen Xhafaj: Dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit, nuk mund të trajtohet si kriminel

Shkruar nga Pamfleti

Nisin reagimet nga PS për arrestimin e Veliajt, Etjen Xhafaj: Dikush

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, ka reaguar duke dal në mbështetje të kryebashkiakut Veliaj. Ai bëhet deputeti i parë që reagon zyrtarisht dhe drejtpërdrejt për këtë çështje, pas qëndrimit që mbajti kreu i partisë në mëngjes, Edi Rama.  

Ai ka mbështetur reformën në drejtësi, por shprehet se dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mirë, nuk mund të trajtohet si kriminel që do ndaluar.

Reagimi i plotë në rrjetet sociale:

Sulmet e këtyre ditëve janë shembulli që reforma ne drejtësi po jep efektin e saj në çdo nivel, dhe me të jemi të gjithë. Nuk do kishte çuna me shkollë si unë në politikë pa këto. Por drejtësi e procedurë dhe hapa institucionale për të arritur ne një përfundim ligjor.

Ndalimi i dikujt, pavarësisht përkatësisë politike, nuk është kjo. Ndaj sot, duhet të pyesim nëse këtë reformë që e deshëm kaq shumë, e duam për statistika e shoë, apo për të bëre punën e vet, që presupozon që çdo institucion të luajë rolin e vet, jo vetëm SPAK-u.

Mbështes e mbështesim pa kushte prokurorinë e posaçme, por po ashtu edhe gjykatën për vendimet që merr. Dikush që i ka ndryshuar fytyrën vendit për mire, nuk mund të trajtohet si kriminel që do ndaluar.

Ky është mendimi im e jeni të mirëpritur për ta sulmuar, por unë e ti, e ju e dimë, sa ka ndryshuar ky vend me Erionin. Dhe kjo nuk mund të mohohet! Të tjerat duhen provuar, këtë e kemi para syve përditë.

Lini një Përgjigje