TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 18:15

Celibashi apel Kuvendit: Mos miratoni këto dy ligje, ndikojnë te votuesit për zgjedhjet e 11 majit

Shkruar nga Pamfleti

Celibashi apel Kuvendit: Mos miratoni këto dy ligje, ndikojnë te

Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, i ka kërkuar Kuvendit që dy projektligje me ndikim fiskal të mos shqyrtohen në Kuvend gjatë periudhës zgjedhore.

Më konkretisht bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe për projektligjin “Për paketën e mallrave”, për të cilat Celibashi thekson se nuk respektojnë nenin 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.

Sipas tij, miratimi i këtyre akteve gjatë fushatës bie ndesh me parimin e neutralitetit të institucioneve shtetërore dhe mund të perceptohet si favorizim elektoral përmes politikave fiskale.

“Sot në seancën publike konstatova se miratimi i dy projektligjeve, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92, datë 24.07.2014, 'Për tatimin mbi vlerën e plotë në Republikën e Shqipërisë' dhe projektligjit "Për paketën e maleve", nuk respekton respektin e nenit 91, pika 4, të Kodit Zgjedhor.

Ky vendim është në parimin e neutralitetit të jetëgjatësisë së viteve të zgjedhore, me synimin për të shmangur ndikimin e mundshëm të elektoratit ndryshon në politikat e fiskale apo ekonomike.

Në këtë kontekst, miratimi i disa projektligjeve, të cilat janë politika të rëndësishme, mund të krijojnë perceptimin e përdorimit të mjeteve ligjore për qëllime elektorale. Për këtë arsye, i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mos i konsideroj këto dy projektligje në seancë plenare”, shkruan Celibashi

Lini një Përgjigje