
Komisioni i Ligjeve me 17 vota pro miratoi ndryshimet, të cilat pritet të miratohen formalisht edhe në seancë, pavarësisht debateve, ulërimave, akuzave që mund të bëhen gjoja se njëra palë është e ‘djegur’ që në 11 maj të votojnë edhe shqiptarët pa dokumente shqiptare identifikimi, por ja që nuk do pala tjetër. Në fund do të ngrihen kartonët se janë marrë vesh Rama e Berisha.
Në ditët e fundit kreu demokrat Sali Berisha pothuajse në çdo dalje publike deklaronte se PD nuk do të votonte draftin e propozuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me përjashtim të pagesës së postës, lidhur me votën e Diasporës.
Berisha theksonte se në zgjedhjet e 11 majit duhej të votonin edhe shqiptarët që kishin një dokument biometrik të vendit ku jetojnë, por nuk kishin dokumente shqiptare, dhe ky ishte një kusht që nëse nuk merrej parasysh nga socialistët, do të mbante peng ndryshimet e propozuara.
Aq herë e përsëriti Berisha këtë kusht sa u duk si ato ‘vijat e kuqe’ të cilat nuk mund të shkelen.
Në fakt, sot deputetët e PD-së, ndër më besnikët në raport me Berishën, votuan draftin e dakordësuar më herët me Damian Gjiknurin e PS-së, ndërsa kushti i paraqitur nga demokratët u hodh në kosh. Më saktë pati një zbythje nga demokratët.

Ligjet miratuan pagesën e postës, ndryshimi i afateve, komisioni dypalësh PS-PD për administrimin e votës, e drejta e emigrantit që t’i drejtohet Gjykatës përmes platformës online për të kërkuar të drejtën e votës, nëse nuk e ka emrin në listë, ndërsa nuk u pranua propozimi i PD-së që të lejohej votimi i atyre që s’kanë dokumente shqiptare identifikimi.
Komisioni i Ligjeve me 17 vota pro miratoi ndryshimet, të cilat pritet të miratohen formalisht edhe në seancë, pavarësisht debateve, ulërimave, akuzave që mund të bëhen gjoja se njëra palë është e ‘djegur’ që në 11 maj të votojnë edhe shqiptarët pa dokumente shqiptare identifikimi, por ja që nuk do pala tjetër. Në fund do të ngrihen kartonët se janë marrë vesh Rama e Berisha.
Kjo u paralajmërua që sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ku besnikët e Berishës në një krah dhe ata të Ramës në krahun tjetër bashkuan votat ashtu sikundër janë marrë vesh kryetarët e tyre, njëri me zyrë në Kryeministri, dhe tjetri në ish-godinën e SHQUP-it, buzë Lanës.
Tashmë duhet të presim se për çfarë do të dakordësohen Rama e Berisha, pavarësisht se çfarë thonë në publik dhe ç’paralajmërojnë si ‘vija të kuqe’ ose kushte. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje