
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ‘Birn-in’, një media që kishte folur më herët lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e e akuzuar se nga nxjerrë nga konteksti brutalisht reagimin që Kreu i Qeverisë kishte bërë përmes Zyrës së Shtypit.
Më konkretisht bëhet fjalë me titullin e një reagimi të Kryeministrit, ku përmendej Prokuroria Speciale.
“SPAK ka dalë nga shinat”, ishte pjesa e parë e titullit të BIRN, çka duket se i ka djegur Kreut të Qeverisë, ndoshta edhe për faktin se mund të interpretohet si një sulm publik që ai po bën ndaj Prokurorisë së Posaçme. Por në reagimin e tij, Rama ka thënë se “jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standarteve demokratike”.
Reagimi i Edi Ramës
Kjo frëngji është e një grupi që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe ndërkohë nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do thuhet se ai ka thënë që …
Kjo më lart është bota çmendurake ku jetojmë. Ndërsa kjo më poshtë është deklarata e zyrës së shtypit në përgjigje të pyetjes së Birn se a do të shkarkohet Erjon Veliaj:

???? Mesa duket nuk e keni ndjekur adresimin qe kryeministri i beri arrestimit te kryetarit te bashkise se Tiranes, ku jemi ne kushte teresisht te ndryshme nga te gjitha rastet e meparshme.
E para, sepse nuk kemi nje çeshtje konkrete korrupsioni per te cilen ka nje aktakuze, po jemi perpara nje romani voluminoz mbi germimet e kryera ne jeten e tij dhe bashkeshortes se tij. Pra, ne thelb jemi perballe nje rasti qe krijon dyshimin e arsyeshem te nje hetimi jashte shinave kushtetuese dhe nje ndalimi ne shkelje te standarteve demokratike. Por eshte ende shume heret per te dale ne perfundime, prandaj rezervojme te drejten per te marre kohe.
E dyta, qendrimi pesevjecar i Partise Socialiste dhe kryeministrit per te mos bere asnje koment ne asnje rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna te kryetarit te bashkise se kryeqytetit, per ta mbyllur pa gjyq ne nje qeli dhe duke kycur ne shtepi edhe bashkeshorten, nene e nje djali gjashtevjecar.
Ky fakt tejet problematik per gjithe kryeqytetin, jo thjesht per kryebashkiakun si pale ne proces po edhe per ne si garante te Reformes ne Drejtesi dhe njekohesisht te kontratave me qytetaret ne nivel qendror e vendor, aq me teper per metropolin e Shqiperise, kerkon nje reflektim shume serioz.
Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drite per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve.
Si perfundim, pergjigja eshte qe jo vetem kryetari i Bashkise se Tiranes nuk do te shkarkohet nga detyra, po nga ndalimi i tij ka lindur per ne detyra qe te vazhdojme te jemi garante te palekundur te drejtesise, duke nxitur sa me shume transparence per te dale tek e verteta. Ciladoqofte ajo.
Lini një Përgjigje