
Sipas raportimeve, kompania e tij, Advancing Strategies LLC, ka marrë rreth 19.2 milionë dollarë nga fushata e Trump.Këto shuma të konsiderueshme kanë shkaktuar polemika dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave. Sipas raportimeve, ish-presidenti Trump ishte i zemëruar nga këto zbulime dhe konsideroi shkarkimin e LaCivitas në fazat e fundit të fushatës së tij të vitit 2024.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e djeshme në një konferencë për shtyp, së bashku me aleatët opozitarë, prezantoi me bujë të madhe drejtuesin e fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita si konsulent të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.
I bindur në mendjen e tij se ka gjetur "çelësin" e fitores, kreu i opozitës u shpreh besimplotë për një fitore "alla" Trump në zgjedhjet e 11 Majit.
Sipas Berishës, drejtuesi i fushatës së Donald Trump do të bëjë të mundur rrëzimin e regjimit të Sorosit në Shqipëri.
Por Berisha “u fshehu” diçka militantëve të tij, që çdo amerikan ka një faturë për konsultimet e tyre, siç edhe vetë presidenti i SHBA në marrëveshjet që bën shikon ‘copën e tij’ të parën.
Pra sa do të paguhet, Chris LaCivita, i cili u bë multimilioner si shefi i fushatës së Trump, nga Partia Demokratike?
Chris LaCivita, është një strateg politik i njohur në SHBA, që ka fituar shuma të konsiderueshme nga shërbimet e tij të konsulencës. Në vitin 2022, ai fitoi 19 milionë dollarë si "konsulent strategjik" për dy super PAC-e (Komisione veprimi politik) të lidhura me Donald Trump. Më pas, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ai negocioi kontrata që i siguronin firmës së tij një përqindje të shpenzimeve për reklamat televizive dhe dixhitale, postën direkte dhe shpenzime të tjera të fushatës, duke e çuar totalin e fitimeve të tij në mbi 22 milionë dollarë brenda dy viteve.
LaCivita përveç se shërbeu si këshilltar i lartë, ishte edhe bashkë-menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2024.
Pas përfundimit të fushatës, në janar 2025, LaCivita iu bashkua firmës Michael Best Strategies, ku ofron këshilla strategjike për klientët dhe menaxhon marrëdhëniet me administratën e re të Trump.
Në lidhje me fitimet e tij nga puna me Trump, nuk ka informacione të detajuara dhe të verifikuara publikisht për shumat specifike që ai ka fituar gjatë fushatës së vitit 2024.
Por megjithatë, është raportuar se LaCivita ka qenë i përfshirë në marrëveshje financiare që kanë tërhequr vëmendje mediatike.
Sipas raportimeve, kompania e tij, Advancing Strategies LLC, ka marrë rreth 19.2 milionë dollarë nga fushata e Trump, Komiteti Kombëtar Republikan (RNC) dhe super PAC-e të lidhura me Trump gjatë vitit 2022.
Këto shuma të konsiderueshme kanë shkaktuar polemika dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave. Sipas raportimeve, ish-presidenti Trump ishte i zemëruar nga këto zbulime dhe konsideroi shkarkimin e LaCivitas në fazat e fundit të fushatës së tij të vitit 2024.
LaCivita ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se shifrat e raportuara janë "të fabrikuara nga hiçi" dhe "shpifëse".
Ishte The Daily Beast që publikoi artikullin në tetor 2024, ku pretendonte se kompania e LaCivita-s, Advancing Strategies LLC, kishte marrë 22 milionë dollarë nga fushata e Trump dhe super PAC-e të lidhura me të.
Përveç The Daily Beast, media të tjera si Yahoo News dhe Newsweek kanë raportuar mbi këto zhvillime dhe reagimet e palëve të përfshira./Pamfleti
Lini një Përgjigje