TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 11:34

Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë

Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë.

Një ditë pas arrestimit të Veliajt, kryeministri Rama ka shkuar në Bashkinë e Tiranës. Ai ka zhvilluar një takim me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua ditën e djeshme me vendim të GJKKO-së pasi akuzohet për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.  Në pranga ra edhe edhe Elman Abule, përfaqësues i RAMETAL (ish "METALFORM"), i cili bashkë me bashkëshorten konsiderohet mik i afërt i familjes Veliaj.

Ndërkohë është firmosur "arrest shtëpie" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa dhe "detyrim me paraqitje" për 5 biznesmenë, Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha të cilët akuzohen nga SPAK për veprën penale korrupsion aktiv. Dyshohet se ata kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, bëhet me dije se brenda dy-tre ditëve, Erion Veliaj pritet t’i delegojë firmën njërit prej nënkryetarëve të bashkisë. Konkretisht: Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako. 

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për herë të parë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Teksa theksoi se mbështetja ndaj drejtësisë është absolute dhe e palëkundur, Ramna tha se "kryebashkiaku u mor nga puna për t'u mbyllur pa gjyq në qeli".

“Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe. Ne do mundohemi të krijojmë një opinion se pse i hoqën kokën nga shpatulla bashkisë të Tiranës, duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq!”, u shpreh ai.

Rama e ka cilësuar hetimin si të çuditshëm, pasi sipas tij u nis me një pafundësi fletësh anonime dhe përfundoi si një roman me 400 faqe.

"Më ka bërë përshtypje intimidimi i disa personave. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë, pafundësi fletësh anonime, dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman nja 400 faqe ku autorë të drejtësisë kanë arritur që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim”, shtoi kryeministri.

Lini një Përgjigje