TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 10:58

Nën hetim nga SPAK, Sula shpërthen ndaj Klotilda Bushkës te "Ligjet": Jep dorëheqjen, vjen era korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

Nën hetim nga SPAK, Sula shpërthen ndaj Klotilda Bushkës te

Anëtari i Komisionit të Ligjeve nga radhët e opozitës Dashnor Sula ka hedhur akuza ndaj kryetares Klotilda Bushka, pasi kjo e fundit është në hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, lidhur me hetimet ndaj Erion Veliajt.

Nga Komisioni i Ligjeve, Sula i tha Bushkës se duhet të lejojë dikë tjetër që ta drejtojë mbledhjen, ndoshta një nga anëtarët e Komisionit. Sula debatoi edhe me anëtarët e PS të Komisionit, duke iu thënë se nuk duhet të flasin sot, pasi ajo që ka ndodhur është një turp.

“Ne si gjithë Komisioni i Ligjeve duhet të kishim reagim unifikues me situatën që ka ndodhur. Prandaj, zonja kryetare, mund t’ia lini radhën zonjës Çupi të drejtojë mbledhjen apo kujtdo anëtare e Komisionit mund ta kishte këtë aftësi.

Zonja kryetare ke penguar drejtësinë. Mbyllni gojën anëtarë socialistë të Komisionit, se nuk keni moral të flisni. Është turp. Vjen era korrupsion”, u shpreh Sula.

Lini një Përgjigje