TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 09:01

Arrestimi i Veliajt, Rama sulmon SPAK: Proces i çuditshëm, Tirana u la pa kryetar

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Veliajt, Rama sulmon SPAK: Proces i çuditshëm, Tirana u
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë ditën e sotme se pa gjyq, Tirana është lënë pa kryetarin e saj. Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj thotë se si fillim duhet qartësuar se çfarë krimesh janë zbuluar, duke e cilësuar procesin hetimor ndaj tij “të çuditshëm”.

Më tej, veçoi gjënë që e ka shqetësuar më shumë në gjithë këtë situatë.

“Prokurori dhe gjykatësi bashkë kanë arritur edhe në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë. Pyetja është e thjeshtë, jo vetëm kush shkon dhe e merr nga shkolla, por kush i jep këtij fëmije për të ngrënë etj etj.

Vetëm ky fakt, se ka pasur raste që një nënë është ndjekur penalisht, por jo t’i privohet liria. Kryetari bashkisë dhe e shoqja, nuk duhet folur pa ditur se cilat janë krimet që janë zbuluar, për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie. Pa gjyq! Flas për krimet e provuara, jo të promovuara në media, nga gojët më të ndyra, nga kua kua kuatë dhe bufi stërplak se ato krime, për ato krime unë duhet të isha varur te sheshi “Skënderbej” me këmbët lart dhe kokën poshtë. Ky ishte qëndrimi im i përgjithshëm dhe patjetër kemi kohë që gjërat t’i diskutojmë.“, tha Rama.

Lini një Përgjigje