TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 09:14

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama: U nis nga një novelë anonime dhe SPAK e bëri roman!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Erion Veliajt, Rama: U nis nga një novelë anonime dhe SPAK
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë një video live në Facebook, ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Ramës, bëhet fjalë për nëj proces hetimor të çuditshëm, të nisur nga një novelë anonime, të cilën SPAK e bëri roman.

“Duhet ta dini që rastin e Erionit e kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duhan kohën e tyre për të shpjeguar, por ajo që më ka shqetësuar seriozisht, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën rastësisht. Nuk dua të hyj në detaje se nuk do ngutemi, do mundohemi të krijojmë një opinion, gjykatësi ka vendosur t’ja heqi kokën bashkisë së Tiranës pa gjyq. Mesa kuptoj bëhet fjalë për një proces hetimor shumë të çuditshëm, i nisur nga një novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman. Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjec ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë. Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”, tha Rama.

Lini një Përgjigje