TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2025, 09:15

Lëvizjet e forta nga SPAK, Rama: Heshtja jonë u keqkuptua, drejtësinë e bëri PS

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizjet e forta nga SPAK, Rama: Heshtja jonë u keqkuptua,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se mbështetja ndaj drejtësisë do të vazhdojë njësoj dhe do të jetë i palëkundur. Ai shtoi se heshtja e mazhorancës për arrestimin e Veliajt u keqkuptua.

Rama i është përgjigjur opozitës duke thënë se, “opinionet udhëhiqen nga bufi stërplak i kënetës (duke iu referuar Berishës), ndërsa të tjerët i mbajnë ison”.

“U bënë pesë vjet që flasin të tërë parë e mbrapsht për çdo individ që bën atë kalim atje përpara kamerave dhe vetëm ne, PS, forca udhëheqëse dhe garanti i reformës në drejtësi, heshtin. Heshtja jonë i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë se ajo që ju mungon është nxjerrja në pah e të metave dhe prirjeve të gabuara dhe sot institucionet e drejtësisë përballen me njerëz që gëzohen për arrestimet dhe që ka njerëz të politikës që sulmojnë.

Dhe sulmet barbare të asaj pjesë të opinionet të udhëhequr nga bufi stërplak i kënetës dhe të gjithë atyre që i mbajnë ison. Ndërkohë pozicioni konstruktiv është bosh. Asnjë pendesë për heshtjen, por me zhvillimin e fundit heshtja jonë është keqkuptuar”, tha Rama.

Lini një Përgjigje