Kryeministri Edi Rama, ka folur live në Facebook-un e tij në rubrikën “Sy m’sy’. Rama ka komentuar arrestimin e Veliajt, drejtësinë dhe opozitën.
Rama thotëse suksesi i kreut të SPAK i atribuohet PS, pasi sipas tij forca e tij politike ka çliruar drejtësinë nga kontrolli politik.
“Altin Dumani ka pasur dosjen e '21 janarit' në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme.
Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit ti ketë dalë emri siç i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s'doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje